Situata e tensionuar, Putin dërgon në kufi me Ukrainën 170 mijë trupa, jep deklaratën që askush s’e priste

Presidenti rus, Vladimir Putin ka përkeqësuar gjuhën sa i takon tensioneve në kufirin me Ukrainën. Ai ka thënë, se kjo luftë duket si gjenocid.

Rebelët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar trupat ukrainase prej vitit 2014, dhe tensionet janë rritur teksa Rusia ka vendosur rreth 170 mijë trupa në kufi.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden ka diskutuar bisedën e fundit që pati me Putin në një thirrje me homologun e tij ukrainas, raporton BBC.

Ka frikë që Rusia po planifikon ta pushtojë Ukrainën, diçka që Rusia për momentin e ka mohuar.
Video-thirrja e të martës mes Bidenit dhe Putinit u pa si një përpjekje për të lehtësuar tensionet.

Washingtoni me aleatët e tij ka paralajmëruar Kremlinin për sanksione të ashpra ekonomike nëse sulmon fqinjtë e saj.

“Ne po e shohim çka po ndodh në Donbas. Duket si gjenocid,” – u shpreh Putin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.