Situata epidemiologjike në Itali/ Në 24 orë identifikohen 118 viktima dhe mbi 20 mijë raste të reja me koronavirus

Në Itali janë regjistruar 20, 497 raste të reja me koronavirus nga 716, 287 tamponë të kryera. Norma e pozitivitetit ka rezultuar 2.9%.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 118 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 134, 669 vdekje.

Ndërkohë në 24 orë janë shëruar 11, 777 qytetarë, ndërsa aktualisht janë 263, 184 raste pozitivë.

Sakaq varianti Delta i koronavirusit është ende mbizotërues në Itali dhe me përhapjen e variantit të ri Omicron, mjekët bëjnë apel që qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masat kundër Covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.