
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 291 teste për COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv.
Gjithashtu raportohet se nuk është shënuar asnjë viktimë.
Sakaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203 dhe në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 55.
Njoftimi:
06 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.844 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 291 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203.
Në total numri i rasteve aktive është 55.
(Balkan Web)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al