Situata kaotike në ndeshjen Brazil-Argjentinë, FIFA del me deklaratë zyrtare





Ndeshja midis Brazilit dhe Argjentinës e planifikuar për tu luajtur mbrëmjen e djeshme u ndërpre në mënyrë të çuditshme në minutën e 7-të të takimit pas ndërhyrjes në fushë të autoriteteve shëndetësore braziliane pasi 4 futbollistë argjentinas kishin thyer rregullat anti-covid.

fifa

Kjo shkaktoi një kaos të vërtetë pasi askush nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte deri sa CONMEBOL doli me deklaratë zyrtare. Për këtë çështje ka reaguar dhe vetë FIFA e cila me anë të një deklarate ka shprehur keqardhjen për atë që ndodhi në fushë dhe paralajmëroi për marrjen e një vendimi përfundimtar mbi ndeshjen në ditët në vijim.

“FIFA-s i vjen keq për skenat që i paraprinë pezullimit të ndeshjes midis Brazilit dhe Argjentinës për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2022, e cila pengoi miliona tifozë të shijojnë një ndeshje midis dy prej kombeve më të rëndësishme të futbollit në botë.

Raportet zyrtare të ndeshjes së parë i janë dërguar FIFA -s. Ky informacion do të analizohet nga organet disiplinore kompetente dhe një vendim do të merret në kohën e duhur”, shkruhet në deklaratën e FIFA-s.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *