Situata Kosovë-Serbi/ “Rama lëshon rrufe ndaj Kurtit që të mbrojë padronin Vuçiç”, Berisha: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

situata kosove serbi rama leshon rrufe ndaj kurtit qe te mbroje padronin vucic berisha kerkon meshire nga perendimi per aferen mcgonigal
situata kosove serbi rama leshon rrufe ndaj kurtit qe te mbroje padronin vucic berisha kerkon meshire nga perendimi per aferen mcgonigal

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka reaguar mbi situatën mes Kosovës dhe Serbisë, teksa ka mbajtur një qëndrim ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh se ka disa ditë që Rama i është përveshur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në mënyrën më vulgare.

Sipas tij Rama e di se sulmet dhe kërkesat e tij te Kurti kane zero efekt , por megjithatë vazhdon duke “lëshuar rrufe ndaj tij”.

Ai shtoi më tej se Rama e bën këtë për të mbrojtur “padronin e tij”, Vuçiç dhe si hakmarrës për të ndërsyer forcat politike në Kosovë kundër Kurtit.

Postimi i Berishës:

Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

Të dashur miq, ka ditë që Edi Rama i është përveshur Albin Kurtit, në mënyrën më vulgare, me gurë në strajcë. Ndërkohë që një qëndrim të tillë nuk e ka mbajtur asnjë kryeministër i rajonit, dhe problemi apo kriza e fundit po trajtohet në nivelet më të larta politike botërore, në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pallatin Elize, Kancelarinë Gjermane dhe BE.
Megjithëse Rama e di se sulmet dhe kërkesat e tij te Kurti, për arsye tashmë të njohura, kanë zero efekt. Përsëri ai vazhdon çdo ditë të lëshojë rrufe ndaj tij, si askush tjeter.

Arsyet kryesore të këtij qëndrimi janë:
•Së pari, Rama e bën këtë për të mbrojtur padronin e tij, Vuçiç dhe për të nxjerrë Kurtin, që i ka treguar vendin me kohë, si djallin me zile.
•Së dyti, si hakmarrës ai e bënë këtë për të ndërsyer në këtë moment të pafavorshëm për Kurtin forcat politike në Kosovë kundër tij. Por përsëri, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Vuçiçin, në këtë rast, kjo ndihmë nuk do të pranohet prej tyre.

Por arsyeja me kryesore qëndron në faktin se me këto deklarata të përditëshme, për një çështje të mprehtë, për majat e politikës botërore, Rama beson se me këto deklerata:
A- Do mund të kriojë për vete një mëshirë perëndimore, për të shpëtuar nga afera e tmereshme korruptive e tij me McGonigal, për të cilën në SHBA ai është nën hetim të hapur penal dhe…
B- Do mund të mbullojë farsën e turpshme zgjedhore të 14 majit, e cila kundërmon histori turpi në mbarë Europën.

Por gabon, sepse përveç Vuçiçit, Ramën nuk e dëgjon njeri. sb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts