Situata me fushat/ Mbyllet “Air Albania”, Kategoria Superiore në kaos me stadiumet






Kemi stadiume, por nuk kemi fusha. Kjo është gjendja aktuale e infrastrukturës në Shqipëri.

air albania5

Stadiumet “Selman Stermasi”, “Niko Dovana” dhe “Kukësi Arena” aktualisht e kanë të pamundur të presin ndeshje për shkak se terrenet e tyre nuk janë në kushtet e duhura.

Ndërkohë, deri në qershor, klubet e Kategorisë Superiore nuk do ta kenë të mundur të luajnë në “Air Albania”, i cili bëhet stadiumi i katërt në vend që nuk është i gatshëm të presë ndeshje. Mbyllja e impiantit më modern në vend bie direkt në kurriz të tri ekipeve kryeqytetase, për shkak se tashmë nuk ka asnjë stadium në Tiranë, ku Dinamo, Partizani dhe bardheblutë të luajnë si pritës.

ELBASANI – Të tria klubet do të duhet “të përplasen” në “Elbasan Arena”, si i vetmi stadium afër kryeqytetit, që është i gatshëm të presë ndeshje.

Aktualisht, në këtë impiant i kanë luajtur sfidat e tyre edhe Teuta e Kukësi, të cilët po presin prej muajsh të kenë gati fushat e impianteve të tyre, por kushtet atmosferike kanë thyer çdo afat të vendosur.

Pra, opsioni i vetëm për momentin është Elbasani edhe për këto klube, përderisa as Kukësi dhe as Teuta nuk kanë dhënë afat se kur mund të luajnë në qytetet e tyre.

“SELMAN STËRMASI” – Fati i mirë për Tiranën është fakti se në katër ndeshjet e radhës, vetëm atë ndaj Dinamos e luan si pritëse.

Presidenti bardheblu, Refik Halili, është shprehur se fusha e “Selman Stërmasit” do të jetë gati në fillim të muajit të ardhshëm, burime për gazetën raportojnë se ky afat pritet të zgjatet.

Shkak është gjendja e rënduar e terrenit. Në një pjesë të madhe të fushës nuk ka bar dhe nga ajo që është thënë, do të aplikohet mënyra e mbjelljes së tij.

Kështu, me siguri Tirana do të duhet të presë përtej Egn at ia s pë r të lua jtur n ë kryeqytet.

“NIKO DOVANA” DHE “KUKËSI ARENA” – Të gjithë po shohin nga qielli, duke shpresuar që moti të mbajë mirë dhe këto dy stadiume të jenë të gatshme për ndeshje.

Kjo do të lironte shumë Elbasanin, por Durrësi do të ishte opsion edhe për kryeqytetasit, për t’i zhvilluar ndeshjet atje. Në situatën aktuale vetëm 4 klube nga 10 të Superiores kanë fatin të luajnë si pritës në qytetet e tyre.

Këtë privilegj e gëzojnë Laçi, Vllaznia, Egnatia dhe Skënderbeu.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.