Situata me reshjet e dëborës, lëvizja në Librazhd-Qafë Thanë vetëm me zinxhirë, autoritetet marrin masa

situata me reshjet e debores levizja ne librazhd qafe thane vetem me zinxhire autoritetet marrin masa
situata me reshjet e debores levizja ne librazhd qafe thane vetem me zinxhire autoritetet marrin masa

Për shkak të rënies së reshjeve të dëborës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë rritur prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.

Raportohet se aksi rrugor “Librazhd-Qafë thanë” është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeteve kryhet vetëm me zinxhirë. Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.

Sakaq, policia e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts