Situata me zjarret/ Grida Duma: Shqipëria ka mbetur vetëm me një helikopter, tjetri përdoret për shëtitjet e Ramës. Fatkeqësia natyrore nxjerr në pah korrupsionin










Në një reagim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë, deputetja e zgjedhur e PD-së Grida Duma thotë se Shqipëria ka mbetur vetëm me një helikopter për shuarjen e flakëve, dhe një tjetër që përdoret për shëtitjet e Ramës.

Grida duma

Në deklaratën e saj Dua thekson se korrupsioni i ka shrumbuar financat e shtetit, ka lënë qytetarët dhe pasuritë natyrore pa mbrojtje, ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe ushtrisë detyrohen të përballen me zjarrin me mjete rrethanore.

Keqmenaxhimi, paaftësia, shpërdorimi i detyrës, korrupsioni janë elementët që fatkeqësitë natyrore kanë nxjerrë përherë në pah, duke rrëzuar propagandën hileqare të regjimit. Sot, Shqipëria ka mbetur vetëm me një helikopter për shuarjen e zjarreve dhe një tjetër që përdoret për shëtitjet e Edi Ramës.

Korrupsioni që ka shkrumbuar financat e shtetit i ka lënë qytetarët dhe pasuritë natyrore pa mbrojtje, ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë detyrohen të përballen me zjarrin me mjete rrethanore. Mashtrimet e përsëritura ndër vite dhe propaganda e paguar me taksat e qytetarëve nuk fshehin dot as dështimet, as dëmet që modeli  korruptiv i ndërtuar nga Edi Rama po i shkakton vendit. Nëse ky model nuk ndëshkohet, Shqipëria do të lëngojë nga kriza në krizë për shkak të një pakice që punon vetëm për veten, jo për shqiptarët”- shkruan Duma .

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *