Situata në Afganistan drejt përkeqësimit

23:20 07/07/2021

Rusia dhe Irani kanë ofruar ndihmën për aleatët rajonalë nëse do të jetë e nevojshme

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se situata në Afganistan mund të përkeqësohet shpejt. Lavrov është shprehur se Moska do të ofrojë ndihmën e saj për të mbrojtur aleatët rajonalë nëse është e nevojshme.

Presidenti i Taxhikistanit ka urdhëruar mobilizimin e 20,000 rezervistëve ushtarakë për të forcuar kufirin e vendit të tij me Afganistanin pasi më shumë se 1,000 personel afganë të sigurisë u larguan përtej kufirit në përgjigje të përparimeve të talebanëve. 

Kryengritësit talebanë arritën që të marrin kontrollin në pikat e hyrjes në kryeqytetin e provincës Veriperëndimore të Afganistanit Badghis, duke shkaktuar panik në mesin e njerëzve dhe duke bërë që të burgosurit të dilnin nga qelitë.

Ndërsa forcat e huaja tërhiqen nga Afganistani pas gati 20 vjetësh, luftëtarët talebanë po fitojnë gjithnjë e më shumë terren nëpër qytete në provincat Veriore dhe Perëndimore, duke detyruar ushtarët të dorëzohen dhe civilët të largohen. Ministri afgan i Mbrojtjes tha në një deklaratë se lufta po hynte në një fazë të vështirë.

Negociatat midis qeverisë afgane dhe negociatorëve talebanë në Katar nuk kanë arritur të bëjnë përparim thelbësor në muajt e fundit, megjithëse palët ndërluftuese kanë mbajtur takime ditët e fundit. Irani ka  deklaruar se do të ndihmojë gjithashtu qeverinë afgane dhe talebanët për t’i dhënë fund krizës në Afganistan. Uashingtoni ka akuzuar Iranin në të kaluarën për ofrimin e ndihmave të fshehta luftëtarëve Talebanë kundër forcave amerikane. 

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *