Situata në Afganistan/ Merkel takim me Sebastian Kurz: Gjermania nuk ka hequr dorë nga evakuimet

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar ditën e sotme një konferemcë të përbashkët me homologun e saj austriak, Sebastian Kurz për situatën në Afganistan.
Ajo tha sot se aeroporti i Kabulit, tani nën kontrollin e talebanëve pas tërheqjes së SHBA-së, është e një rëndësie ekzistenciale për Afganistanin dhe për mbështetjen mjekësore dhe humanitare të këtij vendi.

“Ky aeroport është i një rëndësie ekzistenciale për Afganistanin, sepse pa të asnjë ndihmë mjekësore ose humanitare nuk mund të arrijë, që do të thotë se ai është gjithashtu i një rëndësie të madhe për punën e Kombeve të Bashkuara”, theksoi Merkel.

“Pavarësisht largimit natën e kaluar të ushtarëve të fundit amerikanë, Gjermania nuk ka hequr dorë nga evakuimi i afganëve, i atyre që bashkëpunuan me ushtrinë gjermane gjatë ndërhyrjes perëndimore në vend, por edhe të atyre të punësuar nga organizatat humanitare”, shtoi ajo.

Kancelarja vlerësoi se numri i personave të destinuar të largohen nga vendi ishte midis “10 000 dhe 40 000 persona”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *