Situata në Afganistan, përkthyesi: Jam i shqetësuar për prindërit dhe motrat. S’e di ç’do ndodhë

Një ish-përkthyes i forcave britanike në Afganistan, në një intervistë të dhënë për BBC, ka shprehur frikën që ka për të afërmit e tij, që ndodhen në vendin e pushtuar nga talebanët.

“Çfarëdo që kemi arritur … u fshi, brenda 24 orëve. Të jem i hapur, si afganë ne kemi mbetur shumë zemërthyer. Nuk mund ta përshkruajmë dot me fjalë, por…Nuk e prisnim të vinte kjo ditë. Gjithçka që ne arritëm, që vendi arriti, u fshi, brenda 24 orëve.
Jam shumë i shqetësuar, shumë i mërzitur për prindërit në Afganistan dhe veçanërisht për sigurinë e motrave të mia.

Ato janë të reja, gjithçka mund të ndodhë, gjithçka pritet. Përdhunime, vrasje…Ose shtëpia të shkatërrohet, të vidhet. Kaos total.

Ata ishin jashtëzakonisht të tmerruar sidomos për dy motrat e mia të reja, njëra e sapodiplomuar në shkollën e mesme dhe tjetra e sapodiplmuar për Ligjet. Ato morën diplomat dhe ishin plot shpresë në Afganistan, t’i shërbenin vendit, të ndërtonin jetën e tyre. Tani nuk ka më shpresë për to, gjithçka mbaroi”, tha Ali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *