Situata në Afganistan/ Shtëpia e Bardhë: Kemi evakuuar gjithsej 63.900 persona shumica janë amerikanë dhe personel i huaj

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se që nga muaji korrik e deri më tani, janë evakuuar rreth 63.900 shtetas amerikanë nga Afganistani. Kjo është konfirmuar nga generalmajori i ushtrisë William Taylor. Ai thotë se situate aktualisht është më e qëndrueshme dhe personat që po presin në Aeroportin e Kabulit janë më të sigurt për të ardhmen e tyre.

Gjatë ditës, Shtëpia e Bardhë tha se 21,600 njerëz u nxorën jashtë për një periudhë 24-orëshe vetëm të hënën.
Të hënën, aeroplanët po niseshin nga aeroporti i Kabulit çdo 45 minuta, thotë ai, duke shtuar se “Ne jemi të përkushtuar të bëjmë më shumë”

Më vete, Taylor thotë se 800 udhëtarët me pesë aeroplanë janë nisur nga baza ajrore Ramstein në Gjermani për në SHBA.

Gjithashtu në ditën e kaluar, katër fluturime me 1.000 pasagjerë u ulën në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles pranë Uashington DC. Grupi do të përpunohet përmes katër instalimeve të ndryshme ushtarake në rajon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *