Situata në Afganistan vë në lëvizje Greqinë dhe Turqinë, çfarë do të ndodhë sot mes dy vendeve

10:49 20/08/2021

Zhvillimet në Afganistan me marrjen e pushtetit dhe me largimet masive nga vendi, ka krijuar shqetësim edhe për Greqinë e Turqinë.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentin turk Erdogan do të zhvillojnë një bisedë telefonike pasditen e sotme.

Sipas shtypit të Athinës dhe Ankarasë, Mitsotakis-Erdogan do të flasin sot rreth orës 19:30 për të diskutuar lidhur me zhvillimet e reja që kryesisht lidhen me flukset e refugjatëve.

Europa tashmë ka ngritur shqetësimn për një krizë të re refugjatësh pas pushtimit të Kabulit nga talebanët. Shqipëria është një nga vendet që ka hapur dyert për afganët e larguar nga vendi, ndërsa Turqia ka filluar ndërtimin e një muri në kufijtë e saj. /tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *