Situata në Kosovë, 20 raste të reja me COVID-19, një viktimë në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan edhe për një viktimë nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Viktima është nga komuna e Gllogocit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se të mërkurën (23 qershor) janë regjistruar edhe 20 raste të reja me koronavirusin e ri.

Shifra bazohet në testimin e 1,891 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Sipas njoftimit mjekët konstatojnë se edhe 19 persona janë shëruar nga sëmundja, ndërsa raste aktive janë 165.

Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar, ka regjistruar në total 107,693 raste pozitive. Prej tyre, 2,254 pacientë kanë vdekur dhe 105,274 janë shëruar.

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars. Deri të hënën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 144.685 vaksina.
Mbi 22.906 vetë janë vaksinuar me nga dy doza.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *