Situata në Kosovë/ Jehonë në mediat ndërkombëtare, përmendet ndikimi i drejtpërdrejt i Moskës

situata ne kosove jehone ne mediat nderkombetare permendet ndikimi i drejtperdrejt i moskes
situata ne kosove jehone ne mediat nderkombetare permendet ndikimi i drejtperdrejt i moskes

Të shtunën dhe të dielën, serbët e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet publike të Kosovës.

Mobilizimi i tyre erdhi si shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për implementimin e targave kosovare për banorët serbë. Serbët gjithashtu kanë kërkuar krijuar e Asociacionit të Komunave Serbe.

Jo vetëm kaq, serbët në veri të vendit u mblodhën në një protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

Situata aktuale në Kosovë po raportohet dukshëm edhe nga mediet e huaja prestigjioze, madje La Repubblica raportoi se ky konflikt po i atribuohet Moskës, e cila sipas këtij mediumi “po ndez konfliktin në vend”.

Duke përmendur një sërë faktorësh, La Repubblica shkroi se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri” dhe se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti hodhi akuza te Rusia.

Një media tjetër që raportoi për situatën është edhe Politico, i cili shkroi se në titull se “tensionet etnike u ndezën sërish në veri të Kosovës”. Krahas kësaj, mediumi raportoi gjithashtu edhe për protestën e sotme, ku sipas tyre morën pjesë qindra protestues.

Ndërkaq Blick shkroi se u përshkallëzua sërish mosmarrëveshja për çështjen e targave. Blick shkoi se janë shtuar tensionet mes përfaqësuesve të minoritetit serb dhe qeverisë në Prishtinë.

Një artikull nga The Guardian raportoi se pikëpamja anti-perëndimore në Serbi nuk vjen nga përkrahja për Putinin. Sipas këtij artikulli, ekziston një numër i konsiderueshëm i rusofilëve në shoqërinë serbe, ndonëse janë një pakicë e zhurmshme prej rreth 21 për qind.

50 për qind e serbëve, thuhet sipas këtij artikulli se nuk janë të përkushtuar ndaj interesave ruse, por nuk janë as pro-perëndimorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts