Situata në Kuvend, reagon deputeti i PD: Disa kanë halle personale me drejtësinë, të tjerët përfitojnë dhe miratojnë buxhetin

Deputeti i PD, Arbi Agalliu ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvend ditën e sotme.

Ai ka deklaruar se “shqiptarët e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin zjarrin në Parlament, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësinë, sidomos me SPAKUN, e disa të tjerë përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnjë diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024”.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje te nderuar qytetarë! Sot parlamenti i Shqipërisë do duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të këtij viti.

Sot në Parlamentin e Shqipërisë do duhej të diskutehej mbi projektbuxhetin.

Të diskutohej mbi shpenzimet marramendëse të kësaj qeverie ku shumica e tyre shkojnë për PPP e koncesione korruptive dhe aspak për hallet dhe problemet reale të qytetareve.

Sot në parlamentin e Shqipërisë nuk u kuptua kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën.

[embedded content]

Në të vërtetë, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAKUN, e disa të tjere përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.

Te dashur qytetar!
Janë rreth 7 miliard euro të cilat janë parashikuar të shpenzohen në 2024. Asnjë hapsirë e lejuar në seancë plenare dhe në komisione parlamentare për të diskutuar lidhur me këto shpenzime. Arsyeja është e qartë se kush e pengon dhe se kush i jep oksigjen kujt. Një skenar i përbashkët bllokimi.

Partia Demokratike, distancohet fort nga dhuna dhe bojkoti.
Partia Demokratike vijon në shërbim të qytetarëve, jo vetëm me dorëzimin e amendamenteve por edhe me denoncimin çdo ditë të këtij buxheti klientelist.

Ju faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts