Situata në Parkun Kombëtar të Tomorrit, Ardit Çela: Ajri nuk duhet shfrytëzuar vetëm në kohë fushate për premtime me parashutë






Ish-kandidati për deputet i LSI në qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka reaguar sot lidhur me situatën në Parkun Kombëtar të Tomorrit, ku po digjet kurora me pisha qindravjeçare.

tomorri

Përmes një postimi në rrjetet sociale Çela shprehet se është e pabesueshme neglizhenca e institucioneve, duke theksuar se ajri nuk duhet shfrytëzuar vetëm në kohë fushate për premtime me parashutë.

Postimi i plotë i Ardit Çelës

Kurora e Tomorrit, me pisha qindravjeçare digjet. Disa politikanë dhe qeveritarë, krihen.

E pabesueshme neglizhenca e institucioneve mbi situatën në Parkun Kombëtar të Tomorrit. Ajri nuk duhet shfrytëzuar vetëm në kohë fushate për premtime me parashutë. Nga ajri fiken edhe zjarre. Kështu ndodh kudo në botë, bëhen edhe filma.

Kështu që nga ajri do të duhej ndërhyrja profesionale edhe për të shpëtuar mrekullitë e malit të Tomorrit. Dëmi është i pallogaritshëm. Do të duheshin shekuj për të rikuperuar.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *