Situata në rajon/ Rama: S’janë shenja të mira, arsye për të shtuar më shumë forcat për bashkëpunim. Ja komenti i kryeministrit të Holandës për Balkanin e Hapur








rama mark rrutte

Kryeministri Edi Rama tha se ajo që po ndodh në rajon ditët e fundit nuk ‘janë shenja të mira’ dhe duke folur për Balkanin e Hapur, tha se është një nismë që nuk do shërbente si çelës magjik por si mekanizëm për të shtuar forcat për bashkëpunim mes vendeve të Balkanit Perëndimor.

Pyetje: Situata në rajon s’është më e mria e mundshme e paqja ka qenë gjithmone e brishtë, do ishte më e mirë situata për rajonin nëse integrimi i 6 vendeve te Ballkanit Perendimor do ishte më i shpejtë?

Rama: Sa i përket specifikisht atyre që shohim në rajon këto ditë që s’janë shenja të mira as në Bosnje as ne Mal të Zi as në Maqedoninë e Veriut as në kufirin e Kosovës me Serbinë qe pame para disa ditesh, janë një arsye për të shtuar më shumë forcat për të rritur bashkëpunimin.

E përsëris Ballkani i Hapur nuk është nje celës magjik, nuk eshte e vetmja gjë që mund të imagjinohet por është një mekanizëm që i shërben këtij qëllimi.

Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte: Çështja e vendeve të Balkanit Perendimor është dicka që mendoj është mënyrë për ta përjetuar dhe për të qenë si pjesë e tregut të përbashkët evropian por ka dhe elemente pozitive që vijnë nga kjo nisëm e kuptoj tashmë që kemi Serbine dhe Maqedonine e Veriut dhe të tjerët mund të bashkohen dhe për të kuptuar atë që ju po bëni e të kuptojnë që mund të ndihmojë në procesin e zgjerimit.

Rama: Të gjithë në Ballkan edhe ata që perceptohen potencialisht faktor me një kapacitet destabilizuese e kanë kuptuar se destabilizimi nuk sjell asnjë të mirë edhe për ata. Lufta në Ballkan nuk është mësim që e kemi marrë nga librat, por e kemi eksperiencë të përfituar duke qenë të përfshirë.

Nuk besoj se jemi në prag të shpërthimit të një konflikti, por këto janë simptomat të rrezikshme që duhen marrë me seriozitet.

E përsëris unë e falënderova kryeministrin sepse nuk është një vizitë në dy vende, por në një rajon që ka të rëndësishme të ndihet pjesë e komunitetit evropian. Mbretëria e Holandës është një nga yjet më të ndritshme.

HOLANDA PRO NISMES ‘BALLKANI I HAPUR’

Sa i takon nismës së Ballkanit të Hapur, Rutte u shpreh se mbështet nismat për integrimin rajonal, duke thene se edhe dera per Kosoven dhe Bosnjen eshte e hapur.

Rutte: Sa i përket nismës së Ballkanit të Hapur ne jemi në favor të integrimit rajonal për aq kohë sa është i hapur për këdo. Unë e kuptoj që është i hapur edhe për Bosnjën dhe për Kosovë.

Sepse ndihmon të punohet drejt hapave të mëtejshëm të anëtarësimit duke përdorur standardet në mënyrë që të bëhet një lloj hapësirë  për atë çfarë ndodh më tej.

FRIKE NGA INFLUENCA RUSE, TURKE DHE KINEZE

Rutte: Unë jam i shqetësuar për Bosnjë Hercegovinën, pasi duket sikur serbët e Bosnjës po shkelin marrëveshjen e Dejtonit dhe kushtetutën. Po punojmë në nivelet e BE për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar sistemin politike të ndahet përgjatë vijave etnike. Kjo thekson rëndësinë e dialogut, por edhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë Ballkan.

Me Edi Ramën që është një shembull i mirë dhe është i respektuar në gjithë rajonin për të bërë atë që mundet që rajoni të mbetet i stabilizuar.

Shqetësimi ynë është se ajo çfarë vjen si anë negativë e kësaj është një influencë në rritje e Turqisë, Rusisë dhe e Kinës dhe ne jemi të interesuar që perspektiva e BE të jetë e pranishme këtu dhe jo perspektiva e lidhjes me Rusinë, Kinën apo Turqinë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *