Situata në Tunizi, Josep Borell ka kërkuar ndaljen e çdo forme dhune

21:30 27/07/2021

Reagime ka pasur dhe SHBA e Gjermania

Bashkimi Evropian ka nxitur Presidentin tunizian Kais Saied të kthejë stabilitetin në vend sa më shpejt të jetë e mundur.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë ​thirrje për qetësi në Tunizi pasi Presidenti shkarkoi Kryeministrin dhe ngriu parlamentin.

“Ne bëjmë thirrje për rivendosjen e stabilitetit institucional sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në veçanti për rinisjen e veprimtarisë parlamentare, respektimin e të drejtave themelore dhe një abstenim nga të gjitha format e dhunës“, tha Borrell në një deklaratë.

Deklarata e tij ndjek hapat e Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, i cili nxiti Presidentin tunizian Kais Saied “të respektojë parimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

Blinken gjithashtu i ka kërkuar Presidentit Saied të mbajë dialog të hapur me të gjithë aktorët politikë dhe popullin tunizian, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të qëndrojnë të angazhuar.

Mbi situatën nuk ka munguar as reagimi i Gjermanisë e cila u tregua mjaft e kujdesshme në përdorimin e fjalës “grusht shteti” lidhur me situatën e tensiounuar në vend.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *