Situata në veri/ Sveçla: Aksioni i sotëm ishte i koordinuar me bashkëpunëtorët tonë, shumica e të arrestuarve janë shqiptarë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se operacioni i sotëm nuk i është drejtuar asnjë nacionaliteti apo komuniteti që jeton në Kosovë. Ai i është drejtuar kriminelëve që janë identifikuar si kontrabandues të mallrave ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.
Sveçla tha se aksioni i sotëm është i koordinuar me bashkëpunëtorët dhe ka qenë në shërbim të misionit të MPB-së për t’u kujdesur për sundim të ligjit dhe sigurinë publikë në Kosovë.

“Operacioni i sotëm nuk i është drejtuar asnjë nacionaliteti apo komuniteti që jeton në Kosovë. Ai i është drejtuar kriminelëve që janë identifikuar si kontrabandues të mallrave ilegale në territorin e Republikës sonë. Kriminelët nuk ndahen në grupe etnike. Ata ndahen sipas veprave kriminale. Përkatësia etnike nuk i bën as cak, e as imun. Kjo dëshmohet edhe nga fakti se prokurorja që ka zhvilluar hetimet paraprake në komunën veriore të Mitrovicës është serbe. Gjykatësi i procedurës paraprake është serb. Pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë në atë rajon janë shumica absolute serbë. Shumica e të arrestuarve janë shqiptarë. Shumica e të kërkuarve janë shqiptarë. Asgjë nuk mund të shërbejë si mburojë e veprimeve kriminale dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Aksioni i sotëm, përveçse i përgatitur mirë dhe i koordinuar me bashkëpunëtorët tonë, ka qenë në shërbim të misionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për tu kujdesur për sundim të ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës sonë. Për këtë jemi dhe mbetemi të përkushtuar. Zyrtarëve të lënduar policorë nga aksioni i sotëm, u uroj shërim dhe kthim sa më të shpejtë në detyrë. Kurse bashkëqytetarëve tonë në komunën veriore të Mitrovicës i bëj thirrje që mos të ndjehen të rrezikuar apo kërcënuar. Vendosja e rendin dhe ligjit është në të mirë të të qytetarëve të Kosovës, pa dallim”, shkroi Sveçla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *