Situata në Veri/ Vasjari: Serbia e ka të pamundur të hyjë në territorin e Kosovës. Çollaku: Do të imponojë asosacionin. Minxhozi: Përdorimi i tankeve, reagim i një shteti të lodhur

Prania e mjeteve të ushtrisë përfshirë helikopterë dhe tanke në veri të Kosovës nga ana e Serbisë ka shkaktuar debat në emisionin “Real Story” në News24.

Sipas analistit Arjan Vasjari, Serbia e ka të pamundur të hyjë në territorin e Kosovës duke theksuar se ka ardhur një moment fundi dhe Serbia duhet të marrë diçka.

Ndërsa sipas Robert Rakipllarit, nuk ka asnjë deklaratë nga NATO që pengon hyrjen e trupave serbe në Kosovë pasi e vetmja thirrje që kanë bërë ata është për dialog.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi thekson se përdorimi i mjeteve të rënda nga ana e Serbisë është reagimi i një shteti të lodhur. Sipas tij Serbia nuk ka rrugë tjetër vetëm të njohë Kosovë.

Pjesë nga debati

Arjan  Vasjari: Kosova ka një Kushtetutë të qartë në lidhje me etnitetin.

Robert Rakipllari: Nuk kemi deklarata nga NATO që nuk hyn dot. Deri tani ka thënë që të bëjë dialog

Arjan Vasjari: Asgjë nuk po cenon.

Robert Rakipllari: Po ato tanket?

Arjan Vasjari: Asgjë nuk cenon. Në një moment që po vjen fundi, Serbia shikon që duhet të marrë diçka. Një trysni për të arritur diçka. Albin Kurti ende s’e ka filluar testin.

Kreshnik Çollaku: Është një mënyrë për të imponuar asosacionin.

Skënder Minxhozi: Përdorimi i mjeteve të rënda më duket si reagimi i një shteti të lodhur përballjeje me Kosovën ku e dimë se si do të përfundojë. I gjithë perëndimi ka këtë lloj: ulu merru vesh dhe në fund duhet ta njohësh. Kjo është një ndeshje që duhet ta luash. Nuk hyn në Europë. Fundi i dialogut është njohja e Kosovës dhe këtë pikë Vuçiç nuk di si ta kalojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *