Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për situatën e zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të tëra në vend prej disa ditësh.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga aksioni i forcave të Ushtrisë dhe trupave Rangers për shuarjen e flakëve.
Sipas shefit të qeverisë, kjo është një kohë kur jo vetëm vendi ynë është duke u përballur me kërcënimin e zjarreve për shkak të temperaturave të larta.
POSTIMI I PLOTE I RAMES
Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve 👨✈️🛩
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al