Situatë apokaliptike në Turqi

12:09 30/07/2021

Zjarret i marrin jetën 4 personave

Banorë që vrapojnë të panikuar në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve që kanë përpirë që prej së mërkurës disa rajone të Turqisë.

Një situatë apokaliptike ofrojnë zona si Manavgat, Alanya, Adana, Mersin, Bodrum dhe Marmaris, ku si pasojë e flakëve katër persona kanë humbur jetën, të paktën deri tani.

Mediat turke raportojnë se mes viktimave është edhe një vullnetar 25 vjeç, i cili shkoi në Marmaris për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Me përhapjen e vatrave të zjarrit, autoritetet urdhëruan evakuimin e dhjetëra fshatrave.

Sakaq hotelet turistike në Bodrum gjithashtu u evakuan.

Zjarri i parë shpërtheu të mërkurën në një pyll të Manavgat, në provincën e Antalias, për t’u përhapur më pas në të gjithë rajonet e jugut të Turqisë.

Për të fikur vatrat e zjarrit që janë kthyer në një kërcënim vdekjeprurës për banorët e këtyre zonave dhe turistët që pushojnë në bregdetin jugor të Turqisë janë më shumë se 4,000 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë, që prej tre ditësh mundohen t’i shuajnë flakët duke hedhur ujë.

Për tu ardhur në ndihmë forcave turke për shuarjen e flakëve gadishmëri kanë shprehur edhe Greqia dhe Azerbajxhani.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *