Situatë e tensionuar në Kabul, Stoltenberg: NATO po ndihmon në mbajtjen hapur të aeroportit që të lehtësohen evakuimet

AFGANISTAN

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg siguron se po punohet që aeroporti i Kabulit të mbahet hapur në mënyrë që të lehtësohen evakuimet.

Në fakt, ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh në aeroport pasi fillimisht u raportua për një zjarr aty.

Duket se talebanët duan ta marrin nën kontroll, por aerporti është rruga e vetme për stafet diplomatike që të evakuohen.

Për këtë shqetësim Stoltenberg ka komunikuar edhe me kryeministrin britanik Boris Johnson si dhe ministrat e jashtëm të Kanadasë, Danimarkës e Holandës.

STATUSI NGA JENS STOLTENBER

Fola me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe ministrat e jashtëm të aleatëve tanë të Kanadasë, Danimarkës dhe Holandës mbi situatën në Afganistan. NATO po ndihmon në mbajtjen e aeroportit të Kabulit të hapur për të lehtësuar dhe koordinuar evakuimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *