Situatë e tensionuar në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK i hedh ujë ministrit të Bujqësisë, e quan rrugaç

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu i ka hedhur ujë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. Musliu po ashtu ka bërë ofendime të rënda në drejtim të ministrit Peci. “Ti je rrugaç, rrugaç”, thotë Musliu teksa e gjuan me ujë ministrin.

Pas kësaj, ka reaguar ministri Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai ministër askush nuk do të mund të vjedh në Ministrinë e Bujqësisë.

“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.

E gjithë kjo situatë ka ndodhur gjatë raportimit të ministrit në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *