Situatë e tensionuar te Çelsi/ Lojtarët përplasen në stërvitje, trajneri Tuhel detyrohet të përjashtojë mbrojtësin



Situatë e tensionuar te Çelsi, pas humbjes së djeshme ndaj Uest Bromuiç në shtëpi me rezultatin 2-5. Mbrojtësi i bluve, Rudiger, u përjashtua nga seanca stërvitore e ditës së sotme, pas një zenke me portieri Kepa.

sport-preview-rudiger-kepa

Gjithçka mendohet se ka nisur nga një ndërhyrje e vonuar e mbrojtësit ndaj portierit i cili reagoi dhe më pas solli përleshjen mes të dy lojtarëve.

auto_6wfAlamh-780x4391617564986

Kështu, Tuhel vendosi që të linte jashtë mbrojtësin dhe e largoi nga stërvitja që të qetësohej, duke u munduar që të normalizonte ambientin e trazuar në klub pas një humbje të papritur. “Daily Telegraph”, raporton gjithashtu edhe se Rudiger ka kërkuar falje, por pritet të shihet nëse klubi do të ndërmarrë ndonjë masë ndëshkimore për futbollistin në fjalë.

4608

Këta nuk ishin lojtarët e vetëm që u përplasën pas humbjes turpëruese ndaj Uest Bromuiç, pasi bëhet e ditur se edhe kapiteni i Çelsit, Azpilikueta, pati një debat me futbollistin Xhejms në dhomat e zhveshjes, pas përfundimit të takimit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *