Situatë e tensionuar te PSG, “luftë e ftohtë” që sheh protagonistë Mesi e Mbape









Marrëdhëniet mes lojtarëve në skuadrën e PSG-së, duket se nuk janë aspak të mira. Sipas “L’Equipe”, ekipi francez është ndarë në disa “kampe” të cilët po zhvillojnë edhe një “luftë të ftohtë” mes tyre.

Nejmar Mesi Mbape PSG

Për teknikun argjentinas Mauricio Poçetino kanë filluar problemet më ekipin e tij. Dhomat e zhveshjes së PSG cilësohen si një fuçi baruti që pritet të plasë nga çasti në çast. Janë krijuar disa grupe të vogla të cilat kanë mosmarrëveshje më njëra tjetrën dhe është krijuar ajo që sipas “L’Equipe” cilësohet si “lufta e ftohtë”.

Dy grupet kryesoret janë të ndara me Mesin dhe Nejmarin nga njëri krah dhe Mbape në krahun tjetër. Gjithashtu shikohen dhe krisjet midis dy portierëve, Kejlor Navas dhe Donaruma. Në një bisedë me mikun e tij, portieri nga Kosta Rika ka cituar se portierët më të mirë veshin dorezat që vesh edhe ai, ndërkohë që Donaruma vesh doreza të një marke tjetër.

Disa lojtarë të tjerë nuk gëzohen që disa prej shokëve të tyre të skuadrës nuk marrin ndonjë masë disiplinore për shkeljet, por e kundërta, favorizohen. Më i fundit ishte rasti i Ikardit që pas skandalit të tij me Uanda Narën, nga klubi i’u mundësua një fluturim privat për në Itali që të diskutonte për marrëdhënien me të shoqen.

Nejmar e Mesi nuk mungojnë, pasi braziliani nuk është ndëshkuar për vonesat e tij në stërvitje, ndërsa sa i përket argjentinasit, nuk iu komunikua asgjë për festën që organizoi për fitimin e Topit të Artë, ku kishte ftuar dhe disa shokë të ekipit.

Gjithashtu ishte dhe rasti tjetër për dy lojtarë nga Amerika e Jugut, të cilëve nuk u ishin bërë publik emrat, që kishin zgjedhur të mos stërviteshin sepse ishin të lodhur, pa njoftuar trajnerin ose stafin teknik.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.