Situatë e vështirë humanitare në Mariupol, Zelensky paralajmëron atë që do të ndodhë me të burgosurit rusë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është deklaruar pas vizitës që ka pasur sot me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ai konfirmoi se është i përgatitur të lirojë të burgosurit rusë të luftës, në këmbim të evakuimit të sigurt të civilëve dhe trupave ukrainase nga Mariupol.

Mësohet se rreth 100,000 njerëz kanë mbetur të bllokuar në qytetin port të rrethuar.

Zelenksy shtoi se situata në këtë qytet po përkeqësohet ndërsa lufta vijon. Qindra të plagosur, sipas tij janë të plagosur dhe nuk kanë akses në kujdesi mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts