Situatë kritike nga zjarret në Kosovë, mes flakësh disa shtëpi e toka në Suharekë e Prizren, policia jep detaje

Disa shtëpi e toka në Suharekë e Prizren janë përfshirë nga zjarri. Lidhur me këto raste, Policia ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh.

Në Mushtisht të Suharekës është përfshirë nga zjarri një shtëpi dhe dy stalla. Shkak për këtë dyshohet të jetë energjia elektrike.“Fsh.Mushtisht, Suharekë, 05.08.2021-13:30.

Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar dhe më pasë janë përfshi edhe dy stalla të dy ankuesve tjerë meshkuj kosovarë. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, ka njoftuar Policia.

Shkaku i rrymës dyshohet se janë përfshirë nga zjarri edhe dy shtëpi, njëra në Gjinoc e tjetra në Sallagrazhd.

“Fsh.Gjinoc, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar .Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.

Në Sallagrazh është përfshirë nga zjarri kulmi i një shtëpie.

“Fsh. Sallagrazhd, Suharekë, 05.08.2021-13:50. Ankuesi mashkull kosovar njofton se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri kulmin i një shtëpi ndihmëse. Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, ka njofuar Policia.Ndërkohë në Lubizh të Hasit të Prizrenit janë përfshirë nga zjarri 4-5 hektarë pyll, pronë private dhe shtetërore.

“Fsh.Lubizh e Hasit, Prizren, 05.08.2021-12:45. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 4-5 hektar pyll pronë private dhe shtetërore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet tutje në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *