Situatë shqetësuese nga Covid-19 në Gjermani, rritet sërish shkalla e infektimeve të reja, mbi 10 mijë raste në një ditë

Incidenca shtatë-ditore e infeksioneve të reja Covid është rritur përsëri, dhe tani ka arritur në 80.7 si të shtunën, sipas Institutit Robert Koch (RKI). Vlera ishte 80.2 një ditë më parë, një javë më parë ishte 72.1.

Numri i pacientëve të pranuar në klinikat me Covid-19 për 100,000 banorë brenda shtatë ditëve tani qëndron në 1.83. Niveli i lartë i mëparshëm ishte rreth 15.5 rreth Krishtlindjeve.

Autoritetet shëndetësore gjermane raportuan 10,835 infeksione të reja në RKI brenda një dite. Një javë më parë u regjistruan 10,303 infeksione të reja.

Vendi ka regjistruar 92,325 vdekje nga virusi, nga të cilët 24 u raportuan të shtunën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *