“S’jam i gëzuar”- Taulant Balla tregon si ndihet pas kërkesës për arrestimin e deputetit socialist: PS ka vendosur vijë të kuqe, s’është mburojë për askënd






Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos, kreu i grupit i parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se “nuk ndihet i gëzuar për askënd që kërkohet masë sigurie arrest me burg“.

Ai tha se Partia Socialiste ka vendosur një vijë të kuqe dhe s’do bëhet mburojë për askënd, duke i hapur rrugën arrestimit të Alqi Bllakos.

“Si ndihem, nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet masë sigurie arrest me burg, në aspekt njerëzor, si kole, i cilido qoftë krahu qoftë kolegu, s’jam i gëzuar. Ka një aspekt tjetër, që forca udhëheqëse e PS për dërgimin përpara të reformës në drejtësi, gjithmonë ka pasur si objektin të vetin arritjen e një momenti kur drejtësia të funksionojë dhe të vendosë para drejtësie, gjithkush pa asnjë dallim nga cili krah politik ai vjen.

Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim të palëkundur për të thelluar më tej efektet e reformës në drejtësi. Po ashtu duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe këdo, pikësëpari brenda PS. PS ka vendosur një vijë të kuqe me këdo, sapo ndaj një përfaqësuesi të PS drejtësia kërkon ose vendos një masë sigurie, ose sjell në Kuvend një kërkesë për hetime apo për çështje të tjera, natyrshëm është që vija e kuqe është që PS nuk është mburojë për askënd.

Në këtë këndvështrim duhet të jetë vijë e kuqe për këdo dhe do të vazhdojmë të mbajmë këtë qëndrim që kemi mbajtur gjithmonë kur jemi vendosur para një situate të tillë”, tha Balla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.