“S’jam vasal i askujt” – Zbardhet debati me dyer të mbyllura pasi Berisha i kërkoi dorëheqjen, Alibeaj: Nuk i bëj hije askujt, e kam bërë padinë dhe…









Pasi Sali Berisha i kërkoi dorëheqjen, ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj, i cili i është përgjigjur duke i thënë se nuk është vasal i askujt.

Gazetari i Panorama, Mariglen Kume raporton se ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD, Alibeaj i eshte pergjigjur duke i thene se “nuk i bëj hije askujt”.

“Unë jam Enkelejd Alibeaj dhe si bej hije askujt. E kam bere padinë dhe do e mbroj deri ne fund. S’jam vasal i askujt”, mesohet se ka thene Aliebaj.

Ndërkohë gjatë replikave me Berishën, Alibeaj u shpreh: “T’i pushtove selinë e PD, do qe të hiqesh si triumfator. Unë besoj se Apeli do e zhbëjë atë vendimmarrje të marrë nga një gjyqtar në konflikt interesi dhe shkelje te ligjit. Ai vendim nuk është i formës së prerë”.

Berisha u shpreh që Alibeaj dorëzoi në Gjykatën e Apelit Tiranë një padi për njohjen e statutit të 11 dhjetorit por pa asnjë tagër.

“Përbashkimi i PD ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bere hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë.”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.