Sjellja e tifozëve në finale, UEFA hap hetim disiplinor ndaj Federatës Angleze








UEFA ka hapur një hetim disiplinor ndaj Federatës Angleze të Futbollit, për ngjarjet e ndodhura në finalen e Europianit, në ndeshjen mes Italisë dhe Anglisë në “Wembley”.

tifozet 1

Akuzat në drejtim të Federatës Angleze, janë disa, ku përfshihen futja e një tifozi në fushë gjatë ndeshjes, hedhja e sendeve nga tribuna e tifozëve, fishkëllimat gjatë himnit të Italisë dhe ndezja e fishekzjarrëve brenda në stadium.

Për këtë arsye UEFA ka hapur një hetim dhe tashmë Federata Angleze rrezikon dënim, i cili me shumë mundësi do jetë në formën e gjobës, duke iu referuar këtu edhe të kaluarës, kur ka pasur ngjarje të tilla.

Dënimi mund të jetë më i ashpër në rast se UEFA heton edhe ngjarjet jashtë stadiumit, aty ku pas ndeshjes disa tifozë anglezë u panë teksa godisnin pa mëshirë italianët.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *