“Sjellja në opozitë është fytyra e qeverisjes nesër”, Sula për ndryshimet statutore që do të votohen në Këshillin Kombëtar: S’marr pjesë! U shkel…

sjellja ne opozite eshte fytyra e qeverisjes neser sula per ndryshimet statutore qe do te votohen ne keshillin kombetar smarr pjese u shkel
sjellja ne opozite eshte fytyra e qeverisjes neser sula per ndryshimet statutore qe do te votohen ne keshillin kombetar smarr pjese u shkel

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka deklaruar se votimi që pritet të ndodhë në lidhje me ndryshimet statutore që pritet të votohen sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, është një hap i gabuar, pasi do të krijojë pakënaqësi.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Ola Bruko, Sula tha se duhet votë e fshehtë dhe deklaroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhje, megjithatë shtoi se është pro bashkimit.

“Nuk ka votim të fshehtë. Nuk ka kandidatura dhe alternativa. Duhet votim i fshehtë, ky është instituti i votës. Kur bën artifica për të bërë një angranazh të tillë, është zgjidhje e momentit dhe në afatgjatë krijon pakënaqësi. Jam shumë pro bashkimit por duhet vota e fshehtë, që u trumpetua edhe nga Berisha. Edhe unë nuk marrë [pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nuk pajtohem.

Sjellja në opozitë është edhe fytyra e qeverisjes nesër. Me çfarë kartash do ta mundim Ramën? Duhet të kemi kartën morale”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts