S’ka datë për nisjen e gjyqit ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK, seanca e radhës mbahet  më 13-14 shtator

Nuk ka ende një datë nga Zyra e Prokurorisë Speciale për fillimin e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK të akuzuar për krime lufte.

Seanca e sotme është mbyllur pa vendim, por vetëm me një propozim të gjyqtarit Nicolas Guillou që konferenca e ardhshme të mbahet më 13 ose 14 shtator.

Po ashtu ai pyeti prokurorin përfaqësues në seancë se kur mund të fillonte gjyqi dhe nga pala tjetër nuk pati një datë specifike.

Hetimet do të vijojnë, por nga pala mbrojtëse pati pakënaqësi për këtë tejzgjatje teksa kërkohet që sa më shpejt të nisë gjyqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *