“S’ka nevojë të provohet 100 herë një shalqi që është kungull”- Rama iu drejtohet demokratëve: Po të doni mbani foton e Lulit në mur, por…



Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur sot nga Bilishti iu drejtua demokratëve duke iu kërkuar që të logjikojnë në bazë të interesit.

“Ti mbaj edhe fotografinë e Lulit në mur, por votën jo, se të vjen taksa 9 për qind”, tha Rama, duke u shprehur se PS është partia e punës dhe PD partia e gjumit.

“Ne jemi për të dhënë më shumë, por si jepet më shumë me Vebiun apo me Suden, apo me Haxhi Qamilin, apo me Saliun dhe me Ilirin? Jo, më shumë jepet me punë e me këmbëngulje, jo me gjumë e duke folur përçart e duke fjetur në këmbë. Kjo nuk është politikë për vitin 2021, është politikë për kohërat e qepës.

Do fusin këta Shqipërinë në BE, me se do e fusin me tramvajin e Tiranës, apo me djathë e me salcë? Qesharakë komplet. Në 25 prill nuk diskutohet kush fiton. Problemi nuk është kush fiton si parti, se fiton PS, por problemi është si fitohen luftërat, si fitohen betejat? Nuk bëhen gjërat sa hap e mbyll sytë. A imagjinoni që toka të prodhojë ndërkohë që ju flini gjumë, nuk ndodh. Ne jemi në kushtet që ju themi që plani ynë i veprimit është i qartë. Gjithë këtyre pronave këtu ju është rritur vlera, si ju rrit nga gjumi? Jo nga puna”, tha kryeministri.

“Çfarë kërkon një demokrat?! Kërkon për mustaqet e Saliut dhe mullaqet e Lulit të paguajë taksë të sheshtë që të flejë gjumë në Kryeministri? Ka kuptim kjo. Fleta e votimit nuk është biletë për të hyrë në stadium, është autorizim për interesat e tua. Ti mbaj edhe fotografinë e Lulit në mur, por votën jo, se të vjen taksa 9 për qind. Duhet logjikuar në bazë të interesit. Në mbyllje mos harroni se fëmijët nuk votojnë, por cilido që është në moshë të votimit, voton edhe për fëmijët. Mos harroni që kur shkon të votosh, përveç asaj që mendon për vete, duhet të mendosh edhe për fëmijët e tu. Nuk ka nevojë të provohet 100 herë një shalqi që është provuar, dhe që është kungull, dhe sa herë ta provosh aq herë do konfirmosh që është një kungull. Nuk ka nevojë të riprovohet PD, ndërsa për atë tjetrën nuk ia vlen të flasim se nuk është parti. Nuk dinë të punojnë, nuk kanë këllqe për tu rezistuar presioneve të lodhjes dhe ngjarjes ku njeriu ndeshet kur je në punë”, vijoi ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *