“S’kam humbur asnjë garë, mi vodhën!”- Zbardhet debati me dyer të mbyllura në PD! Deputetët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës: S’na beson më asnjeri






Basha=-debati-grupi--PDMARIGLEN KUME/ Humbja në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme ka shkaktuar reagimin e deputetëve të PD-së.

Në një mbledhje urgjente pas seancës plenare, shumica e deputetëve që janë në grupin e PD-së kërkuan nga kryedemokrati që të marrë përgjegjësi dhe të zgjidh situatën. Zgjidhjen, anëtarët e grupit të PD-së, e shohin tek vota. Kjo sipas tyre do të bashkonte edhe demokratët.

Gazeta Panorama.al ka zbardhur diskutimet me dyer të mbyllura në selinë e PD. Burime bënë të ditur se  të paktë ishin ata të cilët mbrojtën dje kryedemokratin, duke renditur Pampurin, Agalliun e Jakupllarin. Ndërkohë, të tjerët u shprehën se kryetari i partisë është përgjegjësi kryesor për humbjen dhe si i tillë, Basha do duhet të mbajë përgjegjësi.

Ndërkohë, deklarata e disa orëve më parë e kreut të selisë blu se nuk kishte humbur asnjë betejë elektorale kishte revoltuar së tepërmi ata. Ndërkohë, në 3 orë diskutime Basha mbajti shënime dhe nuk replikoi thuajse me askënd.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA NE PD

Ferdinand Xhaferraj: Unë jam deputeti më i vjetër dhe nuk kam ambicie për karrierë politike, por kam përgjegjësi për fatin e PD-së. Disa muaj më parë, ne morëm vendimin për largimin e Berishës. Disa kolegë iu bashkuan dhe e kam shprehur që kanë bërë gabim se Berisha nuk është zgjidhja. Berisha nuk është zgjidhje, sepse është problemi dhe ju rekomandoj që askush nga ju kolegë nuk duhet të shkojë te Berisha. Ju z. Basha i keni fyer sot demokratët, duke i thënë që nuk keni humbur asnjë garë. Mund të jeni i sinqertë kur bëni këtë deklaratë lidhur me jetën tuaj private, por politikisht jeni tallur apo keni fyer demokratët dhe këtë unë nuk ta pranoj. Zgjidhja është një dhe e vetme. Largimi juaj z. Basha si e vetmja mundësi që hap rrugën për një proces të vështirë, por shpresëdhënës për betejën e vitit që vjen. Ky grup parlamentar e ka potencialin dhe mundësinë të prodhojë zgjidhje.

Lulzim Basha: S’kam humb asnjë garë, i kanë vjedhur.

Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu. Nëse shërben mandati im për PD-në dhe bashkimin e demokratëve, e vë në dispozicion që të jap dorëheqjen qysh në këtë moment. S’kam ardhur te PD-ja si deputet për interesa personale e s’e dua mandatin për veten time se s’ka vlerë pa demokratët. Nuk e kam parë kurrë PD-në si lopë për ta mjelë, por përkundrazi kam dhënë shumë e s’kam kërkuar për të marrë gjë mbrapsht nga PD-ja. Mandatin se shoh si privilegj, absolutisht. Po të deklarojë që nëse nuk ka zgjidhje në PD, mua mos me konsideroni me për zgjedhjet e ardhshme vendore. Dhe nëse nuk shoh zgjidhje dhe më krijohet bindja që PD-ja do jetë konkurruese reale në zgjedhjet e ardhshme, unë do e mbyll karrierën e deputetit.

Agron Gjekmarkaj: PD-ja është në gjendje të keqe, rrezikojmë të shuhemi. Kam ndjerë përbuzje! Do mbetem deputet i thjeshtë.

Lefter Gështenja: Duhet të bëni një hap pas, ju i pari pastaj me radhë të gjithë, në mënyrë që të bashkohen demokratet në bazë. Nuk mund të vazhdohet më kështu, duhet reflektim i thellë nga të gjithë, nga ju i pari, duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD-në. Nëse na dhimbset vërtetë PD-ja, duhet ta bëjmë sot, se nesër do jete vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot, demokratët janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren, janë larguar nga strukturat e PD-së e shkojnë shkojmë vetëm për fushata. Nuk mund te vazhdohet kështu.

Emilia Koliqi: Do duhej të kishe dalë dhe të kishe thënë: Largohem, nëse largohet edhe Berisha.

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore.

VIJON…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.