“S’kam kohë”/ Deputetja demokrate për reagimin e ministres për Rininë dhe Fëmijët mbi vrasjen e 8-vjeçarit: Të japë dorëheqjen








Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kërkon dorëheqjen e Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi pasi kjo e fundit refuzoi të japë një reagim mbi vrasjen e 8-vjeçarit në Fier.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Zhupa thotë se ministrja shpërfilli dhimbjen për vrasjen makabre të vogëlushit.

Deputetja demokrate ka publikuar videon ku ministrja Muzhaqi i është përgjigjur “Skam kohë” pyetjes së gazetarëve lidhur me vrasjen e të miturit.

Postimi i Ina Zhupës:

Dy realitete krejt të ndryshme kishte sot në Tiranë. Familjarët e Mateos, të dërrmuar nga dhimbja, që kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të firmosur kthimin e dënimit me vdekje dhe Ministrja e Edi Ramës për fëmijët, që shpërfill me buzëqeshje dhimbjen e pamasë për vrasjen makabre të vogëlushit. Bora Muzhaqi ikën pa thënë asnjë fjalë për të, pa treguar aspak dhimbsuri, përulësi dhe përgjegjshmëri për detyrën e saj.

Kur të shihni videon, jam e sigurtë se do të revoltoheni njësoj si unë. Dhe nuk e them këtë, sepse unë jam deputete e opozitës, që shoh më të këqijat tek qeveria. Jam e revoltuar si nënë dhe si qytetare, kur shoh Ministren për Fëmijët të na përpalsë në fytyrë VKM-në e detyrave të saj.

Zonja Ministre! Ju sot duhet të jepni dorëheqjen, sepse nuk jeni e denjë të bëni politika për fëmijët tanë! 

Jeta dhe mirëqenia e një fëmije është çështje shumë më e madhe sesa një VKM. Por ju këtë zonja Ministre nuk mund ta kuptoni, sepse jeni në atë detyrë jo për meritën tuaj, por sepse Edi Ramës i duhet buzëqeshja juaj!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *