Skandal në Lojërat Dimërore të Pekinit, 15-vjeçarja ruse dyshohet për doping








“Agjencia Ndërkombëtare e Testimit është në dijeni të raporteve që qarkullojnë në lidhje me ceremoninë e shtyrë të ndarjes së çmimeve për garën e ekipit të patinazhit artistik. Çdo njoftim në lidhje me këto ngjarje do të publikohet në faqen e internetit.”, u shpreh një zëdhënës i organizatës së pavarur për shtyrjen “për arsye ligjore” të ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Lojërat e Pekinit.

KAMILA VALIEVA

Sipas faqes së internetit “Insidethegames”, shtyrja është për shkak të një testi antidoping të dyshuar pozitiv nga 15-vjeçarja ruse Kamila Valieva përpara Pekinit.

Situata është e komplikuar edhe më shumë sepse sipas rregullave të Kodit Botëror Anti-Doping, Valieva është “person i mbrojtur” sepse “në momentin e shkeljes së rregullores antidoping ishte nën moshën 16 vjeç”.

Prandaj nuk mund të identifikohet zyrtarisht nëse është fajtore për një shkelje të rregullores anti-doping, thekson “Insidethegames”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.