“Skandal që Federata nën flamurin Kombëtar zhgarravitet nëpër çimentot e klubeve të natës”, Braçe: Bllokimi i llogarive të FSHF-së është i vërtetë









Skandali me fondet e UEFA-s, ku llogaritë e Federatës Shqiptare të Futbollit u bllokuan, e ka konfirmuar edhe ish-zv.kryeministri dhe aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ky i fundit në emicionin “Wake-Up” në “TCH” ka deklaruar se ky skandal është i vërtetë ku mund të vërtetohet lehtësisht në Gjykatën e Tiranës.

Erion Braçe më tej ka thënë se Armando Duka nuk mund të sillet ashtu si u soll me ‘balerinat nëpër bordello’ dhe se është skandal se Federata nën flamurin Kombëtar zhgarravitet nëpër çimentot e klubeve të natës, duke shtuar dhe një koment për ardhjen dhe largimet e shumta në Kombëtare të lojtarëve duke e cilësuar si një veprim i tregut të gjësë së gjallë:

Erion Brace-Armando-Duka

“Këndvështrimi është i njëjti që ka qenë në mënyrë konstante gjatë 10 viteve të fundit dhe më tepër. Shqetësimi im ka qenë dhe është lidhur me disa aspekte. Aspekti i parë dhe themelor është se FSHF-ja nuk është një institucion publik. FSHF-ja prej vitesh drejtohet, menaxhohet si një institucion privat në përgjegjësinë e një individi që nuk ka lidhje as me atë që quhet interes publik, në këtë rast është sporti, masivizimi i tij, është futbolli, masivizimi i tij, as me ato që janë ligjet e shtetit shqiptar.

Akoma më keq edhe me ato që janë parimet bazë të UEFA-s dhe FIFA-s, veçanërisht me mandatet e drejtuesve të FSHF-së. Është një institucion, që nuk mund të quhet një institucion publik që ka në themel interesin publik dhe mbi të gjitha që menaxhohet sipas rregullave të vetë organizatës ku bën pjesë apo rregullave dhe ligjeve të shtetit shqiptar. Ky ishte shqetësimi i parë sepse është madhor sepse prej këtej burojnë që të gjithë. Edhe çështja që ju po diskutonit sot lidhet me mënyrën e menaxhimit të këtij institucioni.

Jashtë rregullave, jashtë ligjeve dhe natyrisht, jashtë marrëdhënieve që ka përcaktuar në mënyrën më të qartë UEFA dhe FIFA. ‘Fair Play’ është ‘Fair Play’ dhe në këtë rast ‘Fair Play Financiar’. Reagimi i FSHF-së nuk ngjasonte si sqarim, nuk ngjasonte as si llogaridhënie, që një institucion publik që ajo nuk është duhet që të ketë si njësi bazë punën e saj. Ajo ishte një sulm i egër dhe i neveritshëm kundrejt medias që kishte sjellë në opinionin publik një fakt që vërtetohet lehtësisht, siç e vërtetova dhe unë dje fjala që bie në stendat e Gjykatës së Tiranës.

Nëse shkon tani në Gjykatën e Tiranës ose nëse hyhet në regjistrin e çështjeve në Gjykatën e Tiranës e vërteton lehtësisht që ka një çështje midis FSHF-së dhe një përmbaruesi, i cili i ka vënë sekuestro konservative mbi llogaritë që nga data 10 nëntor 2021. Pra, çfarë është thënë publikisht me këtë fakt, është e vërtetë. Unë nuk e kuptoj, se cila është nevoja që të gënjehet ku verifikohet lehtësisht në Gjykatën e Tiranës.

E dyta, në Kuvend ne dolëm nga një proces diskutimi, shqyrtimi dhe në fund fare në votimin e raportit mbi buxhetin taktik të vitit të kaluar dhe natyrisht raportit të KLSH mbi buxhetin taktik të vitit që kaloi. Ajo që më bëri shumë përshtypje përveç gjërave që lidhen me ekonominë ishte konstatimi i KLSH për dëme ardhur institutit të Sigurimeve Shoqërore për borxhe të mëdha të disa klubeve të futbollit në raport pikërisht me detyrimet që kanë për pagesat e Sigurimeve Shoqërore për punonjësit dhe lojtarët e vetë në funksion të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Është e shkruar në raportin e KLSH-së, është një dokument publik mund t’ia kërkoni Kuvendit ose KLSH në çdo moment që mund ta verifikojnë. Kanë një marrëdhënie me institucione shtetërore ku borxhet janë të shumta nga klubet e futbollit si në Tatime nga klubet e futbollit.

Ashtu siç ka masa kohë pas kohe të këtyre institucioneve për të bllokuar llogaritë e këtyre klubeve dhe e gjitha kjo ka të bëjë me ‘Fair Play Financiar’. Nëse FSHF ndërhyn për të tejkaluar masat ligjore të ndërmarra nga institucionet ligjiore në favor të një ekipi, dy ekipeve apo të tre ekipeve dhe në dëm të gjithë pjesës tjetër të skuadrave që janë në garë praktikisht ka shkatërruar garën.

Çfarë duhet t’i them unë ekipeve të tjera që janë korrekte në raport me të gjithë detyrimet që kanë edhe ndaj shtetit edhe ndaj fondeve të tilla, por edhe ndaj lojtarëve të saj. Institucionet politike të shtetit shqiptar me thënë të drejtën, të paktën që nga viti 2018 kur unë kam zhvilluar një interpelancë në sallën e Kuvendit për këto probleme, me Ministrin e Financave kanë qenë krah një FSHF në paligjshmërinë e saj nga fillimi e deri në fund.

Kam evidentuar ato shkelje në Kuvend asokohe për këto që po flasim, kanë qenë edhe atëherë madje me një trajtë edhe më të madhe sepse ky është një fenomen që vazhdon dhe konsumohet prej vitesh në FSHF. Unë risjell në vëmendje shkeljet ligjore në aspektin fiskal, në marrëdhëniet e FSHF-së në organet e fiskut dhe në krahun tjetër Ministri që i dilte për zot. Pavarësisht se është një shoqatë apo quajeni si të dëshironi, është një institucion publik Kombëtar. Sesi mund të ulesh atje që të kërcejnë balerinat sipër kokës në cilin do bordello.

Jo kur përfaqëson një institucion publik Kombëtar është e ndaluar. Ti mund të sillesh si të duash me ndërmarrjen tënde, të çfarë do lloj ndërmarrje, minierë, hotel, restaurant, pulari, por në një institucion Kombëtar nuk mund të sillesh si ti dëshiron, ka disa rregulla në funksion të atyre ligjeve që janë në fuqi. Unë nuk i përkas botës së teknikëve të sportit, sepse nga kjo pikëpamje mund të di aq sa një sportdashës tjetër, mbase pak më shumë sepse e kam pasion këtë pjesë.”

KOMENTI PËR KOMBËTAREN

“Për rezultate sportive, kam parë profesor Hafizin që kanë folur për rezultatet e Kombëtares, kam parë profesor Gegën që ka folur për to, kam parë plot specialistë të tjerë gjithashtu dhe Neptun Bajko që ka qenë një trajner i ekipit Kombëtar. Ajo që mua më shqetëson është mënyra sesi menaxhohen lojtarët në ekipin tonë Kombëtar. Nëse pyet se cilët janë 11 lojtarët bazë të Shqipërisë, nuk i numëron dot. Sepse në çdo ndeshje në Kombëtare, ftohet dhe hiqen dhe mua ekipi i Shqipërisë më ngjason si një treg i gjësë së gjallë që kësaj radhe janë futbollistë, djem të rinj që gëzojnë shumë talent, por që janë bërë pjesë e këtij tregu, të gjësë së gjallë. Kombëtarja shërben si një vitrinë, ku gjithë secili prej tyre shfaqet për të marrë një kontratë të ardhmes. Ajo që po ndodh me talentin më të madh të momentit, Armando Broja është e rëndë. Broja ka një kontratë shumë të mirë dhe nuk ka nevojë për tjetër. Ai është futbollist i skuadrës së Çelsit dhe nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë që ikën dhe vjen.”

“Kontrolli financiar nuk i bën kryeministri, i bën organet fiskale dhe është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tyre. Në momentin që institucionet fiskale të shtetit shqiptar janë paraqitur në zyrat e Dukës në FSHF, alibia që është ndërtuar në fraksion sekonde dhe është mbështetur dhe nga media është ndërhyrja e shtetit në institucione të pavarura. Për mënyrën e të sjellurit, nën flamurin Kombëtar është një skandal ajo që unë kam parë nëpër media. Skandal që një institucion publik Kombëtar të zhgarravitet nëpër çimentot e klubeve të natës. Kini parasysh edhe këtë alibi, shyqyr që kësaj radhe paskan ndodhur me fondet e UEFA-s, që më në fund të mos dalë ndonjë zyrtar i UEFA-s që të vijë këtu në Tiranë dhe të takojë çdo përfaqësues të institucioneve të shtetit shqiptar dhe të thotë mos ndërhyni këtu, të mos shkojnë Tatimet këtu që të bëjnë ligjshmëri që të mos të shkojë KLSH-ja të mos bëjë ligjshmëri.”, përfundoi Erion Braçe.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *