Skandal te gjiganti i veshjeve për meshkuj, ish-CEO akuzohet për abuzim seksual me modelët e kompanisë

Ish-CEO i Abercrombie & Fitch dhe partneri i tij përballen me akuza për shfrytëzim seksual nga modelë të rekrutuar në evente që ata organizonin në mbarë botën.

Një hetim i BBC-së zbuloi se një rrjet i organizuar përdorte një ndërmjetës për të gjetur të rinjtë dhe i lidhte me Mike Jeffries dhe Matthew Smith.

Sipas raportit të BBC-së, 8 meshkuj kanë akuzuar ish-CEO-n për shfrytëzim seksual, por nga ana tjetër, çifti ka mohuar të gjitha akuzat.

Mike Jeffries transformoi A&F nga një prodhues të dështuar, në një kompani me vlerë miliarda dollarësh që shiste të brendshme për meshkujt në pothuajse gjithë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts