Skandalet nuk kanë fund/ Penalltia e “shpikur” nga gjyqtari, lojtarët ulen në fushë dhe bojkotojnë ndeshjen (VIDEO)



Duket se skandalet nuk kanë fund në Serbi. Pak ditë më parë, UEFA njoftoi federatën e këtij vendi, se dyshohen disa ndeshje për trukim dhe nga pamjet e atyre sfidave është parë qartë edhe tolerimi gjatë ndeshjeve. Megjithatë asgjë nuk përfundon këtu.

SERBII

Një tjetër rast i paprecedentë është regjistruar në ndeshjen mes  Radniçkit dhe Trajal. Këta të fundit po humbnin 1-0, por pas një goditje këndi, arbitri jep një penallti, e cila nga pamjet shihet qartë se nuk kishte lidhje me penalltinë.

Të irrituar me këtë, lojtarët e Radniçkit, bojkotuan ndeshjen, duke zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta bërë këtë. Ata u ulën në fushë dhe refuzuan të luanin, pavarësisht se kjo iu kërkua nga arbitri.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *