Skandali/ 6 pacientë në Jordani vdesin në spital për mungesë oksigjeni, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë

Gjashtë pacientë të infektuar me Covid-19 raportohet se kanë humbur jetën në spital në Jordani si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Skandali u pasua me largimin e ministrit të Shëndetësisë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar zemërim.

Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri i vendit Bisher al-Khasawneh i kërkoi ministrit të Shëndetësisë Nathir Obeidat që të tërhiqej pas kësaj ngjarje, ndërsa ky i fundit u shpreh se ndjente përgjegjësi morale për atë që ndodhi

Pas ngjarjes, me dhjetëra të afërm të pacientëve që humbën jetën u mblodhën të revoltuar përpara spitalit, ndërsa për të shmangur incidentet, forcat policore shkuan në vendngjarje.

Nuk është e qartë përse oksigjeni u ndërpre, por për këtë ngjarje ka nisur një hetim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *