Skandali i abuzimeve seksuale, jep dorëheqjen kardinali gjerman

Një nga figurat më me ndikim të katolicizmit kardinali gjerman, Reinhard Marx, ka ofruar dorëheqjen si kryepeshkop i Mynihut pas skandaleve me abuzimet seksuale nga klerikët gjatë kohëve të fundit.

Dorëheqja e tij ende nuk është pranuar nga Papa Françesku. Javën e kaluar, Ati i shenjte dërgoi dy peshkopë të vjetër të huaj për të hetuar kryepeshkopatën e Këlnit, më e madhja në Gjermani.

Reinhard Marx në një letër drejtuar papës, shpresonte që largimi i tij të krijonte hapësirë për një fillim të ri. Marx shërbeu si kreu i Kishës Katolike në Gjermani dhe president i konferencës së peshkopëve të vendit deri vitin e kaluar kur ai nuk pranoi të qëndrojë për një mandat të dytë.

Që kur u vendos si kryepeshkop në 2008, ai vazhdimisht ka bërë thirrje për më shumë pranim të marrëdhënieve të të njëjtit seks dhe shumë gra që të ngrihen në role drejtuese në një Kishë të mbizotëruar nga meshkujt.

Më 2018, në një studim të kryer nga vetë kisha, është gjetur që më shumë se 3,600 fëmijë në Gjermani janë sulmuar seksualisht nga priftërinjtë katolikë në periudhën 1946-2014.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *