Skandali i kompanisë kineze të vaksinës

19:01 11/03/2021

La Verita: Sinovac nuk mban përgjegjësi për efektet anësore

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar dy letra të Ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, drejtuar kompanisë kineze për prodhimin e vaksinave “Sinofarm”. E para është dërguar në Dhjetorin e vitit të kaluar ndërsa e dyta më 25 Janar të këtij viti.

Sipas asaj që shkruhet në gazetën italiane, problematike është përmbajtja e letrës së dytë ku kompania, respektivisht Kina, lirohet nga çfardo përgjegjësie, nga pasoja eventuale negative, nga përdorimi i vaksinës. Kjo sipas “La Verita” është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe paraqet shkelje të misionit bazë të institucioneve, mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Ky tekst i gazetës “La Verita” është vazhdimi i tekstit të djeshëm, ku autori thotë se shkaku për kthimin e avansit që e ka paguar Maqedonia e Veriut për blerjen e 200.000 vaksinave është se duhej të zhvillohej përmes një fantom-firme ndërmjetësuese me seli në Hong Kong, e kjo ka shkaktuar dyshime tek Pekini, që ka rezultuar me anulimin e procedurës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke reaguar ndaj këtyre publikimeve, gazetën italiane e ka quajtur të afërt me opozitën maqedonase dhe ka mohuar se gjatë procedurës për t’u furnizuar me vaksina nga Kina ka pasur veprime të jashtëligjshme.

 “Dokumentet që i ka publikuar “La Verita” janë ato që ua dërgojmë shumë prodhuesve. Pas mos-suksesit që të kemi kontakt direkt me kompaninë “Sinofarm”, ne na dhanë udhëzime se ku duhet të drejtohemi.

Ne nënshkruam marrëveshje dhe vepruam bashkë me ambasadoren tonë në Kinë, e cila e njoftoi MPJ-në kineze dhe na tha se kjo nuk është rruga të cilën duhet ta ndjekim, por ajo e para me të cilën tentuam por nuk kishim sukses. Nuk bëhet fjalë për asgjë për të cilën opozita na akuzon ditëve të fundit”, tha ai.

Ndërkohë, Komisioni Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se po grumbullon informata nëse mund të ngrihet procedurë lidhur me këtë rast.

Gazeta italiane “La Verita’ u bë e njohur në opinionin e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2019 me publikimin e video-përmbajtjeve që kishin të bëjnë me rastin “Zhvatja”, Boki-13 dhe me biznesmenin Orce Kamçev.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *