SKANDALI I PAGAVE/Spartak Ngjela: Skemë për eliminimin e korrupsionit. Na pret një janar i nxehtë, a do kalohet edhe tek llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme?









Avokat Spartak Ngjela ka komentuar skandalin e fundit, të rrjedhjes së të dhënave private mbi pagat mujore të 630 mijë qytetarëve shqiptarë. Ndryshe nga të tjerët, Ngjela ka një pikëpamje tjetër mbi atë se çfarë qëndron pas këtij skandali. Sipas Ngjelës, kjo po duket si një skemë e studiuar për të filluar aktin e fundit drejt eliminimit të korrupsionit në Shqipëri.ngjela

Ngjela thekson se lufta ndaj korrupsionit do të shtrihet në një spektër shumë të gjerë. Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Ngjela shtron pyetjen se pas rrjedhjes së të dhënave të pagave mujore a do të kalohet tek llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme? Ndërsa shton se na pret një janar i nxehtë.

Postimi i plotë:

Një ditë më parë në emisionin Pikat mbi Ï pyeta a mos ndoshta kjo që po ndodh me listën e pagave, mund të jetë parathënie për të vijuar më tej me fakte të publikuara konkretizimin e luftës antikorrupsion?

Tani, këtë nuk e kam më pyetje.

Kjo po duket se është një skemë e studiuar për të filluar aktin e fundit drejt eliminimit të korrupsionit në Shqipëri, në një spektër shumë të gjerë. Po të jetë kështu, Shqipëria ka hyrë në triumfin e saj historik

Shenjat janë se po tregohet që, në listën e pagave, janë vendosur bashkë: qeveri, deputetë, gazetarë dhe krimi i lidhur me politikën e lartë shqiptare. Shenjat të japin të kuptuar që aty brenda dallon se ka qenë nën investigim evozioni fiskal, pastrimi i parasë, korrupsioni qeveritar, dhe një sërë edhe më e gjatë e hetimit të krimit shtetëror dhe krimit të organizuar; në të dy krahët e politikës.

Por, këtu del kjo pyetje: ata që e kanë nisur këtë shfaqje, a do ta kalojnë edhe tek kontot bankare dhe pronat e paluajtshme?

Në fakt kjo pritet të shihet; dhe po u shfaq si e tillë, atëherë ajo që shpreha në këtë shkrim është një e vërtetë faktike.

Duhet pritur. Por shenjat janë se, ky që po vjen, do të jetë një janar i nxehtë.

As qeveria dhe as opozita nuk po flet për këtë ngjarje. Është kjo, frikë apo mospërfillje? Po për qeverinë Rama, çfarë është?

Deri tani duket se qeveria Rama nuk i shpëtonte dot përgjegjësisë; megjithatë duhet pritur nëse do ta ketë apo jo vazhdimësi në këtë proces brenda apriorizmit për një proces antikorrupsion, ashtu siç u shpreha më lart në këtë analizë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.