Skandali i “Pandora Papers”/ Meksika, Pakistani dhe 4 vende të tjera nisin menjëherë hetimet, në sitën e drejtësisë edhe kryeministri i Çekisë

Autoritetet qeveritare në të paktën tetë vende kanë shpallur hetime mbi aktivitetet financiare të disa prej qytetarëve dhe institucioneve të tyre ndërsa bota fillon të reagojë ndaj dokumenteve Pandora.

Sipas “The Guardian” zyrtarët në Pakistan, Meksikë, Spanjë, Brazil, Sri Lanka, Australi dhe Panama premtuan hetime ndërsa grupet mbikëqyrëse globale kërkuan veprime në vazhdën e tregimeve që zbulonin sesi miliarderët, politikanët dhe kriminelët shfrytëzojnë një sistem financiar në hije që mbulon shmangien e taksave dhe pastrimin e parave.

Autoritetet në Republikën Çeke postuan në Twitter të hënën se do të hetojnë ata që përmenden në Pandora Papers, përfshirë kryeministrin, Andrej Babiš, i cili është në mes të një fushate rizgjedhjeje.

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan u zotua të hetojë të gjithë qytetarët e përfshirë në hetim dhe të ndërmarrë veprimet e duhura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *