SKANDALI I PUBLIKIMIT TË PAGAVE/ Patozi: Prova më e rëndë se kemi ndërtuar një shtet prej letre. Gabon kush e mendon si fabul që zëvendëson debatin mbi “Big Brother VIP”!









Ish-kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas skandalit të publikimit të pagave të qytetarëve në një databaze që qarkullon në “WhatsApp”.

astrit patozi selia

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Patozi thekson se kemi ndërtuar një shtet prej letre dhe kjo është prova më e rëndë për këtë gjë, sepse kanë dale në pazar të dhënat sensitive të çdo shqiptari të punësuar në këtë vend.

“Është përtej çdo imagjinate dhe gabojnë shumë ata që e mendojnë si një fabul që mund të zëvendësojë apo të mbivendosë debatin e Big Brother Vip”, vijon Patozi.

POSTIMI

KEMI NDËRTUAR NJË SHTET PREJ LETRE

Me gjithë respektin për “foltoret”, që kanë marrë të gjithë vëmendjen e publikut këto kohë, por kjo është prova më e rëndë se kemi ndërtuar një shtet prej letre. Sepse kanë dalë në pazar të dhënat sensitive të çdo shqiptari të punësuar në këtë vend.

Është përtej çdo imagjinate dhe gabojnë shumë ata që e mendojnë si një fabul që mund të zëvendësojë apo të mbivendosë debatin e Big Brother Vip. Sepse nuk e trajtojmë dot si gallatë një problem kaq serioz dhe delikat.

Por qeveria nuk po ndihet dhe nuk shihet të jetë e shqetësuar, a thua se bëhet fjalë për ndonjë temë të parëndësishme nga ato të qytetarëve dixhitalë.

Ndërkohë që duhet të merrte përgjegjësi të plotë dhë të sqaronte me detaje se si do ta zgjidhte brenda një kohë të shkurtër këtë problem, që mund të kishte tronditur edhe vende shumë më të fuqishme se Shqipëria.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.