Skandali/ Kërkuan deri në 200 mijë lekë në këmbim të shërbimeve. Ministri Ulsi Manja pezullon dy punonjësit e burgut të Reçit, nis hetimi administrativ








Me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja janë pezulluar nga detyra dy punonjës të burgut të Reçit në Shkodër.

manja manja

Sipas ministrisë së Drejtësisë, janë pezulluar Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.

Vendimi vjen pas publikimit të skandalit, ku dy punonjësit Laloshi dhe Hoxha, me detyrë edukatorë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kanë kërkuar para nga një i burgosur në këmbim të disa shërbimeve.

Ministri z.Manja e firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre. Ndërkaq, për në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin.

DENONCIMI

Denoncimi mbi rastin erdhi nga bashkëshortja e shtetasit Martin Tusha, e cila pretendoi se dy specialist-psiokologët i kanë kërkuar para në këmbim të shërbimeve, përkatësisht Mario Laloshi ka kërkuar 100 euro, ndërsa Arnaldo Hoxha 200 mijë lekë.

“Ai (Mario Laloshi) si fillim ka kërkuar 100 euro dhe më vonë, duke parë duke bërë, ndoshta do të kërkojë lekë të tjera, për të na dhënë këtë mundësi komunikimi. Edhe Arnaldo Hoxha është edukator në burgun e Reçit dhe ai ka ofruar ndihmën e tij,  për ta ndihmuar kundrejt një ryshfeti. Ai ka kërkuar 200 mijë lekë, për ta ndihmuar Martinin, që të ketë… të fitojë atë kërkesë, që ai ka bërë në Gjykatë, për t’u liruar dhe duke ditur shumë mirë, që këto lloj korrupsione, janë gjëra të paligjshme, janë gjëra të padrejta, sepse atij i takon”, tha denoncuesja.

Pas denoncimit, agjentët e emisionit “Stop” takuan punonjësit në fjalë, të cilët në një regjistrim me kamera të fshehtë, morën përkatësisht 100 mijë lekë dhe 200 mijë lekë për të favorizuar Martin Tushen.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *