“Skandali më i paprecedentë në 30 vite”- LSI Durrës denoncon: Zbuluam kamera përgjimi dhe monitorimi në zyrën qendrore. E kuptuam pasi djali i Lefter Kokës…

Pas konfliktit që drejtuesja politike e kësaj force dhe kandidatja për deputete Elona Guri pati me një person, ngjarje e cila përfundoi në Polici, ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim dega Durrës.

kamera
Kamera e gjetur

Në deklaratë bëhet e ditur se drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e kësaj force.

Sipas LSI, dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin dhe kërcënoheshin nga Arbër Koka apo anëtarë të shtabit elektoral të tij.

Për këtë gjë, LSI e ka denoncuar djalin e Lefter Kokës dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit.

Reagimi i plotë:

Duke marë shkas nga transformimi i ngjarjes të skandalit më të paprecedentë në procesin zgjedhor në 30 vitet e fundit, dhe keq-informimit dashakeq nga Policia e Shtetit, e cila e shtyrë dhe e ndikuar politikisht fsheh të vërtetën e hidhur po ju sqarojmë si më poshtë:

Gjetja e pajisjeve përgjuese dhe kamerave në zyrën qendrore të LSI Durrës.

Drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e LSI Durrës.

Dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës, apo anëtarë të shtabit elektoral të tij.

U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit.

LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj 

#LSI

kamera 2

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *